Putini i dëshpëruar, mendon t’i kërkojë ndihmë për 100 mijë ushtarë udhëheqësit suprem
Media britanike DailyMail raporton se Presidenti rus Vladimir Putin është i dëshpëruar për të dal fitues nga lufta që nisi në Ukrainë dhe po mendon t’i drejtohet diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un për ndihmë.
Me qëllim përmbushjen e synimit të tij për pushtimin total të Ukrainës, kreu i Kremlinit është i gatshëm të ofrojë energji dhe grurë në këmbim të 100,000 ushtarëve.
Koreja e Veriut e ka bërë të qartë përmes ‘kanaleve diplomatike’ se përveç sigurimit të ndërtuesve për të riparuar dëmet e luftës, ajo është e gatshme të furnizojë me një forcë të madhe luftarake në një përpjekje për të prishur ekuilibrin në favor të Moskës, raportoi agjencia e lajmeve Regnum.
Ata do të dislokohen në forcat e Republikës Popullore të Donetskut [DPR] pro-Putin dhe të Republikës Popullore të Luhansk [LPR], të cilat Kim i ka njohur së fundmi si vende të pavarura.
“Vendi është gati të transferojë deri në 100,000 ushtarë të tij në Donbas”, thuhet në raportin e agjencisë së lajmeve pro-Kremlinit.
Pheniani do të jetë në gjendje të transferojë njësitë e tij taktike në Donbas dhe në këmbim, drithërat dhe energjia do të furnizonin ekonominë e goditur nga recesioni dhe pandemia në Korenë e Veriut.
Një ekspert kryesor i mbrojtjes në Moskë, koloneli rezervë Igor Korotchenko, i tha televizionit shtetëror rus: “Ne nuk duhet të kemi turp të pranojmë dorën e shtrirë ndaj nesh nga Kim Jong-un”.
Korotchenko, kryeredaktor i revistës ruse të Mbrojtjes Kombëtare në kanalin Rossiya 1, tha: “Ka raporte që 100,000 vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt.”
“Nëse vullnetarët e Koresë së Veriut me sistemet e tyre të artilerisë, përvojën e pasur me luftën kundër baterive dhe sistemet e raketave të shumëfishta të kalibrit të madh, të prodhuara në Korenë e Veriut, duan të marrin pjesë në konflikt, le t’i japim dritën jeshile impulsit të tyre vullnetar”, tha Korotchenko.
Rruga Press