“Putini është kasap”. Bideni ndaj presidentit rus gjatë tubimit elektoral në ShBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka adresuar kritika të ashpra kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke e quajtur këtë të fundit “kasap”.
Në një tubim elektoral në Raleigh të Karolinës së Veriut, Joe Biden, ka thënë se nëse do të rriten taksat për miliarderët, do të mund të ketë fonde për të ndihmuar Ukrainën që t’i bëjë ballë agresionit rus.
“Nëse do të rrisnim taksat për miliarderët, mund të bënim shumë gjëra, duke përfshirë përfundimisht sigurimin që të kujdesemi për Ukrainën që po sulmohet nga ai kasapi Putin”, ka thënë Bideni.
Joe Biden garon për një mandat të dytë në krye të ShBA-së, përballë Donald Trump, i cili kërkon rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Rruga Press