Putini e uroi për fitoren, Vuçiçi: Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhëniet miqësore
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka biseduar sot me presidentin rus, Vladimir Putin.
Nga ana e tij Putini e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke ritheksuar me bindjen se Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhëniet miqësore.
Ndër të tjera, Vuçiçi bëri me dije se Serbia do të vazhdojë të ndjekë rrugën europiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta, tradicionale e miqësore me Federatën Ruse, shkruajnë mediat serbe.
Rruga Press