Putini drejt kolapsit, zbulohet informacioni sekret që pritet të sjellë fundin e luftës në Ukrainë
Zyrtarët e lartë dhe anëtarët e elitës së presidentit Vladimir Putin thuhet se janë në panik dhe duan të negociojnë një përpjekje për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në Ukrainë, thonë ekspertët, shkruan The Mirror.
Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është afruar fshehurazi Perëndimit për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit të Ukrainës, shkruan media britanike.
Anëtari sekret i elitës së Vladimir Putin thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe i dëshpëruar që lufta e përgjakshme të përfundojë.
Pretendimet befasuese për këtë lëvizje u bënë në një raport të shpërndarë në agjencitë perëndimore të inteligjencës.
Besohet se oficerë të lartë dhe zyrtarë të afërt me Putinin janë të alarmuar nga sanksionet shtrënguese perëndimore dhe ekonomia e dështuar e shkaktuar nga lufta.
Disa figura të Kremlinit janë gjithashtu të shqetësuar për rreziqet gjithnjë e më alarmante që po ndërmerren, siç janë luftimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.
Qasja ka të ngjarë t’i jetë bërë kontakteve të CIA-s ose diplomatëve perëndimorë, pas shpinës së Putinit.
Besohet se një dokument është shpërndarë midis agjencive perëndimore të inteligjencës. Sipas Mirror: “një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit ka dërguar një sinjal, ku shpreh dëshirën për të negociuar”.
Natyrisht, emri i zyrtarit të lartë që do të dërgonte këtë dokument nuk është bërë i ditur, por ai përmendet si “shtylla e regjimit rus”.
“Ndodh shpesh, siç ndodhi në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore, që zyrtarët e një partie shqetësoheshin për qasjen e tyre në të ardhmen për të gjetur një zgjidhje”, tha një burim diplomatik në Kiev.
I njëjti burim ukrainas theksoi se shumë përfaqësues të elitës ruse kanë frikë se mos humbasin lirinë për të jetuar në Perëndim, por kanë shumë frikë se çfarë mund t’u bëjë Putini nëse dalin hapur me këtë ide.
Rruga Press