Bota

Putini akuzon Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes me Rusinë, tha Kremlini, raporton BBC.

Komentet me sa duket u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Sipas deklaratës nga Moska, Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar shkakun e vërtetë të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i telefonatës, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *