Putin nënshkruan dekretin për sanksione hakmarrëse
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për “veprimet jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, ka njoftuar Kremlini.
Dekreti nënkupton se Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për personat dhe subjektet e sanksionuara, shkruan Sky News të martën.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Ai gjithashtu do të lejojë subjektet ruse të mos përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj njerëzve dhe kompanive të sanksionuara.
Rruga Press