Bota

“Putini është në një kafaz që e ndërtoi vetë”, goditja përfundimtare për liderin rus

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon një hap tjetër ka ardhur nga Britania e Madhe që do të zëmërojë Rusinë.

Ministri britanik i mbrotjes Ben Wallace në një deklaratë për median britanike Skynews njoftoi se do të dërgohen armët të reja në Ukrainë.

Ndërkohë, shtypi vendas e cilësoi këtë lëvizje si goditja e fundit për ushtrinë ruse.

”Putini nuk është më forca që ishte, ai tani është në një kafaz që e ndërtoi vetë. Ushtria e tij tashmë është e rraskapitur dhe pësoi humbje të konsiderueshme. Titulli i Ushtrisë së Madhe ruse është shkatërruar’ është shprehur Wallace duke shtuar:

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

“Ai duhet të jetojë jo vetëm me pasojat e asaj që bëri në Ukrainë, por edhe me pasojat e asaj që i bëri ushtrisë së tij”.

 Wallace u shpreh gjithashtu  se aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë me më shumë pajisje ushtarake Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe municione artilerie.

Ai tha se kishte marrë pjesë në një konferencë me ministrat e mbrojtjes nga më shumë se 35 vende – duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë, për të diskutuar se çfarë ndihme mund të ofrojnë.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

 “ Ukraina ka nevojë për artileri me rreze më të gjatë dhe kjo është për shkak të asaj që ka bërë ushtria ruse, e cila tani po gërmon dhe po fillon t’i godasë këto qytete me artileri. Kundërshtimi më i mirë për këtë është artileria tjetër me rreze të gjatë, kështu që Ukraina  kërkon dhe do marrin më shumë artileri me rreze të gjatë, kryesisht municion.”tha Wallace./ yahoo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *