“Putini do të shkelë çdo marrëveshje paqeje ku Ukraina nuk mbrohet nga koalicioni ndërkombëtar i forcave”, paralajmëron kryeministri britanik
“Vladimir Putin do të prishë çdo marrëveshje paqeje me Ukrainën që nuk mbrohet nga një koalicion ndërkombëtar i forcave”, ka deklaruar kryeministri britanik.
Keir Starmer të enjten vizitoi një bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe takoi një grup oficerësh të lartë ushtarakë nga më shumë se 30 vende të ngarkuar me dëshirën politike për të mbështetur Kievin në një plan veprues për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga toka, deti dhe ajri në rast të një armëpushimi.
Por, me Donald Trump që po shtyn fort që Rusia dhe Ukraina të ndalojnë luftën tani, ka shqetësime midis analistëve në lidhje me një paqe të mundshme.
Së fundmi qyteti jugor i Ukrainës, Odesa, u godit nga ai që guvernatori e përshkroi si një sulm “masiv” me dron rus.
Bëhet e ditur se negociatorët e SHBA-së do të takohen veçmas me zyrtarë ukrainas dhe rusë në Arabinë Saudite të hënën për të provuar të bëjnë përparim në një armëpushim, shkruan skynews.
Trump gjithashtu pretendoi se ishte në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje ekonomike me Ukrainën – diçka që është ndjekur për javë të tëra si një hap kyç në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë.
Starmer përshëndeti grupin e planifikuesve ushtarakë në Shtabin e Përhershëm të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood, në skaj të Londrës.
Ata u mblodhën rreth një harte të madhe të Ukrainës të shtrirë në një tavolinë.
“Tani është koha për ta bërë këtë”, u tha kryeministri oficerëve nga një sërë vendesh evropiane dhe të tjera aleate, duke përfshirë Turqinë, Holandën dhe Kanadanë.
Të pranishëm ishin edhe oficerë ukrainas si dhe zyrtarë të NATO-s.
“Ne nuk e dimë se cili do të jetë rezultati i bisedimeve, por ne e dimë se nëse ka një marrëveshje, është e rëndësishme të kemi bërë përgatitjen paraprakish”, shtoi ai.
Raportohet se madhësia dhe forma e asaj që zyrtarët perëndimorë e kanë përshkruar si një “forcë sigurie” për Ukrainën janë të paqarta – po ashtu edhe çfarë lloj shtabi ushtarak do ta komandonte atë.
Informatat fillestare mbi konceptin sugjeruan se ai mund të përfshijë mijëra trupa të dislokuara në qytete dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike si stacionet e energjisë bërthamore, por të mbajtur larg nga zonat e vijës së parë, ndërsa aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore dhe vendeve të tjera do të mbronin qiejt e Ukrainës dhe marina të ndryshme, përfshirë Marinën Mbretërore, do të ndihmonin në sigurimin e detit.
Ndryshe, kryeministri britanik tha se paqja do të zgjasë vetëm nëse “është një marrëveshje e mbrojtur”.
Ai ofroi një kuptim të asaj që planifikuesit ushtarakë janë ngarkuar të japin pasi udhëheqësit politikë të të gjitha vendeve të përfshira ranë dakord të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën.
Rruga Press