Bota

“Pushtimi rus ka ngecur”, Pentagoni: Është bllokuar nga rezistenca e Ukrainës

Pushtimi rus vazhdon të përplaset në “shkëmbin” e rezistencës ukrainase. Kështu ka thënë një zyrtar i Pentagonit.

Në veçanti, përparimi i Rusisë në veri për të marrë Kievin është bllokuar, ndërsa nga jugu forcat ruse janë duke bërë përparime të vogla. Zyrtari i Pentagonit ka thënë se forcat ushtarake të Moskës nuk kanë mundur t’i afrohen dot qendrës së kryeqytetit, ndërsa po përpiqen ta sulmojnë atë nga lindja.

Lexo më shumë  Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

“Arritja më e rëndësishme për rusët është aeroporti. Rusët duket se kanë në plan të sulmojnë Odessa-n nga toka. Po ashtu, Putin mund të ketë edhe nja strategji për të sulmuar këtë qytet me 11 anije amfibe të cilat ai i zotëron”, thotë zyrtari i Pentagonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *