Bota

Pushtimi rus, Holanda i jep Ukrainës 200 raketa kundërajrore

Holanda ka dërguar 200 raketa kundërajrore “Stinger” në Ukrainë.

Mjetet ushtarake do të shkojnë në vend “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kështu i kanë shkruar Dhomës së Përfaqësuesve, Ministrat e Punëve të Jashtme Hoekstra dhe Ollongren i Mbrojtjes.

“Për këtë kërkesë është bërë një rishikim i kujdesshëm ndaj kritereve të eksportit të armëve, por i shkurtuar në funksion të rrethanave të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Stinger është një raketë tokë-ajër (e lëvizshme) e drejtuar me infra të kuqe, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ato janë 1.5 metra të gjatë dhe peshojnë më shumë se 16 kilogramë. Me një shpejtësi prej 2 mijë e 400 kilometrash në orë, ato mund të përdoren në objektiva në një rreze prej 0,5 deri në 5 kilometra.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Më herët, kabineti ra dakord të dërgonte mallra ushtarake në vend.

“Mallrat e tjera do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur, por Holanda, si vendet e tjera, po lufton me sfidat logjistike”, përmbyllet raporti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *