Lajme

Pushohet zyrtarisht çështja e Kacifasit, gjykata: Ekstremisti grek u vetëvra

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremist grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat.

Mësohet se më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me vdekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.

Gjatë seancës ku u dha vendimi për pushimin e dosjes, mësohet se ka qenë i pranishëm babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.

Ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Lexo më shumë  28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.

Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.

Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa.

Lexo më shumë  Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij.

Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup, janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *