Lajme

Punonjësit në dorë të Zotit, rikonstruksioni i pallatit te “Komuna e Parisit” në Tiranë pa asnjë masë sigurie (Video)

Në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë pallatet ndërtohen dhe riparohen pa asnjë masë mbrojtëse për punonjësit.

Kompania nuk ka vendosur as skela dhe as rrjetën mbrojtëse, teksa punonjësit shfaqen nën rrezikun e rënies nga çatia e godinës.

“Ora News” ka ngritur jo pak herë shqetësimin për mungesën e kushteve të punës në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.

Madje nuk janë të pakta rastet fatale të aksidenteve në punë.

Lexo më shumë  ​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Ndërsa sot “Ora News” sjell të tjera pamje tronditëse.

Në këto pamje amatore, shfaqen punonjës në katin e sipërm të pallatit që po rikonstruktohet pranë kryqëzimit te “Komuna e Parisit”

Pa asnjë masë mbrojtëse punëtorët vazhdojnë të punojnë për ngritjen e fasadën e pallatit të radhës.

Sipas rregullores pallatet në ndërtim duhet të jenë të rrethuara me skela dhe me mbështjellësen e posaçme.

Kjo për të parandaluar që një punonjës të bjerë nga kate të larta, por dhe për të mos lejuar që nga lartësia të bien materiale të rënda që do të shkaktonin dëme për kalimtarët.

Lexo më shumë  HEC-et, banorët e Kaçinarit Mirditë dalin në protestë: Po dëmtohet mjedisi në zonë, jemi kundër projektit

Por pamjet flasin qartë, në këtë objekt nuk ka asnjë masë mbrojtëse.

Vetëm në një anë duket se janë vendosur skela, por në pjesët e tjera punonjësit janë në mëshirë të fatit.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit