Lajme

Punonjësit e Portit të Shëngjinit protestojnë sërish për pagat, kreu i sindikatës: Ka trafiqe interesash politike dhe korrupsion

Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur sërish në protestë, pasi nuk kanë marrë pagat për gati tre muajsh.

Protesta e tyre është mbajtur brenda ambienteve të ndërmarrjes, ku punonjësit kanë kërkuar që t’ju gjendet zgjidhje.

I pranishëm në tubimin e tyre ka qenë dhe kreu i Konfederatës së Sindikatës së Shqipërisë, Kol Nikollaj i cili ka kërkuar që institucionet të marrin masa dhe situatës t’u jepej zgjidhje.

“Erdhëm sot në port, pasi prej ditësh ata nuk janë paguar por krahas kësaj janë përballur me një sërë problemesh të cilat kanë agravuar ndonëse në vite.

Konfederata garanton qe do t’i mbrojë këta punonjës jo vetëm përballë punëdhënësit por dhe drejtësisë. Siç u informuam sot këtu ka probleme më të thella sesa administrative, pasi Kontrolli i Shteti ka lënë detyra që nuk janë zbatuar, flitet se ka trafiqe interesash politike dhe korrupsion. Ne do të bëjmë të pamundurën që punonjësit të marrin pagën dhe të trajtohen si duhet”, tha ai.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

I pyetur se pse disa punonjës kanë marrë pagat dhe shumica dërmuese jo, Nikollaj u shpreh ‘Punonjësit janë të trembur, është fushatë zgjedhore dhe është fatkeqësi që po përdoren. Ata kanë vetëm një parti që është ajo punëtore, që nga sot Sindikata do të jetë e fokusuar vetëm me këtë ndërmarrje. Punonjësit kanë kërkuar që drejtuesi i Kontrollit të Shtetit të japë dorëheqje”.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Kujtojmë se në këtë ndërmarrje janë rreth 117 punonjës të cilët kanë shprehur shqetësime në lidhje me problemet për pagat, pas vështirësive financiare të cilat po përballet prej muajsh Drejtoria e Portit.

Edhe disa ditë më parë në (21 mars) punonjësit kanë protestuar lidhur me mos marrjen e pagës, ku paralajmëruan bllokim të punës nëse nuk i jepej zgjidhje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *