Lajme

Punonjëset e një fasonerie në Kukës në protestë: Duam rrogat tona!

Punonjëset e një fasonerie në Kukës, prej dy ditësh kanë ndërprerë punën në shenjë proteste ndaj punëmarrësve.

Sipas tyre shkak është bërë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale për pagën dhe kushtet e punës por jo vetëm, edhe për vendosje të normës së punës tej kapaciteteve prodhuese për secilën punonjëse, uljen e pagës dhe vonesa në marrjen e saj, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë as kontrata pune.

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kanë pritur për sqarime para fabrikës por nuk kanë mundur të marrin një përgjigje, e në mënyre të organizuar janë mbledhur para zyrave të punës.

“Duam rogat tona” brohorasin njëzëri gratë.

Në një takim me përfaqësinë e tyre, drejtori rajonal i shërbimit kombëtar të punësimit në Kukës, Shani Kastrati, tha se do të bisedojë me kompaninë, por jo vetëm, edhe me inspektoriatin shtetëror të punës, duke nënvizuar se nuk është përgjegjësi e zyrës së punës marrëdhënia mes punëmarrësit e punëdhënësit.

Lexo më shumë  Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

Gjithsesi edhe pse në ditën e dyte te protestës ende nuk kane ardhur drejtuesit e kompanisë apo administratorët e saj për të diskutuar me punonjëset.

Sipas punonjësve të fasonerisë, të enjten do të mbërrijnë në Kukës drejtuesit e kompanisë për të diskutuar mosmarrëveshjet e krijuara dhe likuiduar detyrimet ndaj punonjësve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *