Lajme

Puma “flet” shqip në koleksionin e ri falë Dua Lipës

Puma është një nga markat më të njohura në botë për sa i përket veshjeve sportive.  Ditët e fundit gjigandi gjerman ka zbuluar koleksioni e tij të ri, i cili vjen si një surprizë shumë e bukur për publikun shqiptar.  

Bëhet fjalë për koleksionin Puma Flutur. Një zgjedhje jo rastësore, nga momenti që koleksioni, që brenda saj ka asortiment veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh të ndryshëm, si simbol të saj do të ketë pikërisht insektin shumëngjyrësh.

Lexo më shumë  Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj Erion Veliaj

Po pse Puma ka përzgjedhur pikërisht fjalën shqiptare? Me siguri, si sugjerim i Dua Lipës, yllit shqiptar që po shndrin në skenat botërore të muzikës pop, që do të jetë edhe imazhi zyrtar i këtij koleksioni.

Këngëtarja ka shpërndarë në profilin e saj zyrtar fotografi të ndryshme e veshur me koleksionin e ri, duke njoftuar se ai do të hidhet në treg më 18 dhjetor, diçka e pohuar edhe në faqen zyrtare të Puma.  

Është hera e parë që një markë kaq e njohur përdor për koleksionin e tij një emër shqiptar, tjetër dëshmi që një nga objektivat e Dua Lipës krahas muzikës, mbetet promovimi i vendlindjes së saj.  

Rruga Press

Lexo më shumë  Shkon në 80 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për të votuar. Sot dita e fundit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *