Pula: Tarifat e reja të Trumpit mund të godasin edhe në aspektin politik dhe të sigurisë
Profesori i asociuar në Departamentin e shkencave politike në “Virginia Tech”, Besnik Pula, ka thënë se tarifat e reja të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, për importet nga SHBA-ja, janë goditje e rëndë për marrëdhëniet transatlantike.
Sipas tij, nëse këto tarifa mbahen në këto nivele, do të godasin rëndë marrëdhëniet edhe në aspektin politik dhe të sigurisë.
“Kjo është edhe një goditje e rëndë për marrëdhëniet transatlantike, Bashkimi Evropian nuk është se nuk e ka pritur këtë goditje pasi është paralajmëruar me kohë. Megjithatë, dëmi nëse këto tarifa vazhdojnë dhe mbahen në këto nivele, do të godasin rëndë marrëdhëniet jo vetëm në aspektin tregtar dhe ekonomik, por edhe në aspektin politik dhe të sigurisë, që është boshti kryesor i aleancës transatlantike”, ka thënë ai të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.
Pula ka thënë se Evropa po vepron në mënyrë të kujdesshme ndaj periudhës së re të tregtisë globale që është e ndryshme nga ajo që ka qenë deri më tani.
Ai ka shtuar se presidenti Trump nuk ka mbështetje popullore për tarifat e vendosura.
“Nëse presioni ekonomik dhe politik rritet në atë shkallë ose republikanët shohin rrezikun e tyre në zgjedhjet e ardhshme, atëherë mund të shohim një kthim kundër Trumpit nga republikanët që do t’i jepte fund kësaj qasje ekonomike dhe tregtare”, ka thënë tutje ai. /Koha.net
Rruga Press