Opinion/Aktualitet

Publiku shqiptar tashmë e di se në Samitin e Bled-it kishte vetëm një kryeministër shqiptar

Nga Bekim Qoku

Mediat e mëdha në gjuhën maqedonase nuk kanë pasqyruar vetëm paraqitjen e kryemiistrit të Kosovës Albin Kurti në Forumin e Bledit, nderkohë që, krahas asaj të Kovaçevskit, i gjen shpesh dhe kudo sidmos paraqitjet e Brnabiqit dhe Ramës.

Për t’u theksuar është afiniteti i znj. Brnabiq për z. Rama, kur në fjalën e saj ajo iu referua një fraze të tij. Sepse referencat nëpër forume të tilla janë mirë të paramenduara.

Lexo më shumë  Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Nga ana tjetër, zotit Rama nuk i bëri fare përshtypje qëndrimi armiqësor i kryeministres serbe ndaj shtetësisë së Kosovës, a thua ai s’ka asnjë lidhje me Kosovën. Ai vazhdoi me batutat e tij të zakonshme si me qenë në stand up comedy e jo si me u bisedua për fatin e miliona fateve njerëzore.

Për të vënë patjetër në pah është edhe pjekuria e opinionit publik shqiptar kësaj radhe, ngaqë nuk shprehën asnjë egzaltim për faktin se në këtë forum kishte tre kryeministra shqitarë. Publiku shqiptar e ka tashmë të qartë se aty kishte vetëm një km shqiptar, një Albin Kurti.

Lexo më shumë  Një homeriadë politike: Tradhëtia, deshtimi dhe ringritja e një kombi

Rruga Press

YouTube player