Publikohet videoja e sulmit të madh që ndodhi mbrëmë në Rusi
Zyrtarët rusë njoftuan sot se është sulmuar aeroporti Pskov pranë kufirit me Letoninë dhe Estoninë.
Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se sulmi ka ndodhur me dron ukrainas, duke mos dhënë shumë detaje.
Si rezultat i sulmit me dron, katër aeroplanë Il-76 u dëmtuan, raporton skynews.
Një zjarr shpërtheu dhe dy aeroplanë morën flakë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shërbimet e urgjencës.
Kyiv Post tani ka publikuar një video të goditjes s një prej aeroplanëve rusë.
Ndryshe, ushtria ruse njoftoi të mërkurën se ka rrëzuar disa dronë ukrainas në territorin e saj.
💥The moment the #IL76 was hit in #Pskov Airbase pic.twitter.com/Lap3koOpeo
— KyivPost (@KyivPost) September 1, 2023
Rruga Press