Lajme

Publikohet videoja e rrahjes së dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut

Dy qytetarë shqiptarë u sulmuan fizikisht sot në Mitrovicë të Veriut, në hyrje të sheshit nga persona të dyshuar.

KALLXO.com ka siguruar pamjet të momentit të sulmit ndaj tyre dhe ka sjellur videon ekskluzive.

Në momentet e sulmit, pak metra më larg shihen edhe karabinerët italianë, të cilët nuk ndërhyjnë ndonëse qytetarët sulmohen rëndë nga të dyshuarit.

Policia e Kosovës ndërkaq ka intervenuar në këtë rast.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Dy qytetarët shqiptarë pësuan lëndime nga sulmi dhe morën trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka konfirmuar sulmin.

Policia në një komunikatë për media theksoi se “viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh” të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”- njofton tutje Policia.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Organet e rendit kanë theksuar se aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, “iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *