KryesoreLajme

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Arbërie Nagavci, ka shpallur sot një tender për ndërtimin e 5 shkollave të reja në disa Komuna të Kosovës. Vlera e përgjithshme që ministria i ka paraparë arrin mbi 17 milionë euro.

Njoftimet janë publikuar sot në platformën E-prokurimi, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është, më 7 korrik 2025.

Lexo më shumë  Dashuria e Ramës për shqiptarët kalon nga interesat dhe buzëqeshja e Vuçiqit

Sipas të dhënave, këto janë komunat që do të përfitojnë nga këto  projekte.

Për ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në Demjan në Gjakovë ministria ka planifikuar buxhet  2.5 milionë euro.

 Ndërtimi i shkollës fillore 9+1 në Doganaj, Kaçanik janë paraparë 2 milionë euro.

 Ndërtimi i SHFMU-së në Ferizaj (faza e dytë) – 3.7 milionë euro.

Ndërtimi i SHFMU-së në Fushë-Kosovë – 3.9 milionë euro.

Lexo më shumë  28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër me seancë solemne

 Ndërtimi i shkollës fillore model në Pejë – 5.5 milionë euro.

Këto investime synojnë të përmirësojnë infrastrukturën arsimore dhe kushtet e mësimdhënies në këto komuna.

YouTube player