Publikohet momenti i rrëzimit të helikopterit në Meksikë ku po udhëtonte ministri i brendshëm dhe 20 persona të tjerë
Një helikopter i Marinës Meksikane u rrëzua këtë të mërkurë në shtetin Hidalgo, në veri të Mexico City, dhe mes pasagjerëve ishte dhe Sekretari i Qeverisë së Veracruz, Eric Cisneros, i cili u plagos.
Sipas mediave të huaja, në aksident nuk raportohet për viktima dhe gjendja e Cisneros është e qëndrueshme. Rreth 20 persona ndodheshin në bordin e helikopterit në momentin e rrëzimit.
Aksidenti ndodhi në sy të dëshmitarëve të shumtë. Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, vërehet momenti kur helikopteri bie në tokë.
Rruga Press