Lajme

Publikohet kalendari për vitin e ri shkollor 2024-2025, ministrja Nagavci: I kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.

Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.

“Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.

Lexo më shumë  Kurti e diplomati austriak flasin për zhvillimet politike në vend

Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.

Lexo më shumë  Përfaqësues të Policisë së Kosovës marrin pjesë në një forum ndërkombëtar në Turqi

Falënderoj grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar i cili ka qenë gjithëpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI.

Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Nagavci në një postim në facebook.

Rruga Press

YouTube player