Lajme

Publikohet foto/ Ky është 34-vjeçari i dyshuar për vendosjen e tritolin pranë shtëpisë së Armand Dukës

Publikohet fotoja e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, autori i dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

I riu, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është administratori i një biznesi në Durrës.

Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore. Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave ushqimore, industriale, elektroshtëpiake, duhanit dhe cigareve, pijeve të ndryshme alkoolike ose jo, automjeteve, makinerive e pjesëve të këmbimit për to dhe të lëndëve drusore, aksesorë të ndryshëm, etj. Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhe tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari të tij.

Ai banon në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar, pikërisht në një lagje me Dukën.

Lexo më shumë  Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve

SI U ZBULUA

34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur.

Hasanaj ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.

Dyshohet se i riu e ka marrë lëndën plasëse në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe biznesin.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.

Rruga Press

YouTube player