Sport

Publikohet formacioni i Shqipërisë

Ashtu si pritej, janë bërë disa ndryshime në formacionin e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet nga ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Portierin Thomas Strakosha që u zëvendësua ndaj Anglisë, do të paraqitet sërish nga fillimi ndaj Andorrës.

Nga fillimi startojnë edhe Armando Broja, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Juljan Shehu.

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”

Ndeshja Shqipëri – Andorrë i takon Grupit K kualifikues për Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria humbi ndeshjen e parë nga Anglia me rezultat 2:0.

Rruga Press

YouTube player