Lajme

Publikohet agjenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Gjakovë të mërkurën. Sipas agjendës, delegacioni nga Shqipëria do të arrijë nga ora 11:00 në “Bibliotekën e Qytetit”, ndërsa nga ora 11:15 do të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sesioni plenar do të hapet nga ora 11:30.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare do të mbahet nga ora 12:45 te Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”.

Nga ora 13:15 është paraparë konferenca e përbashkët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *