Bota

Publikohen pamjet e reja të tentim vrαsjes së kryeministrit japonez

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon momentin kur u bë atentati ndaj kryeministrit japonez, Fumio Kishida gjatë qëndrimit në qytetin Wakayama.

Në video shihet se si në drejtim të Kishidas është hedhur një lloj mjeti shpërthyes, të cilin një nga sigurimet e tij fillimisht e ndal me një çantë dhe më pas e godet me shkelma.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Pas kësaj, roja i sigurisë hap çantën, të cilën e përdor si mburojë për të mbrojtur kryeministrin dhe largohet me të drejt një vendi të sigurt. Personi që përdori mjetin shpërthyes u arrestua.

Kujtojmë se skena dramatike ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin e Wakayama, ku Kishida mbajti një fjalim në mbështetje të zgjedhjeve të ardhshme të pjesshme për Dhomën e Përfaqësuesve në Distriktin Wakayama.

Në Japoni, aktualisht është duke u zhvilluar fushata për zgjedhjet kombëtare lokale.

Ndryshe, ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u vra korrikun e kaluar në qytetin Nara gjatë një fjalimi parazgjedhor. Ai u qëllua nga Tetsuyo Yamagami me një armë të improvizuar gjahu. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *