Lajme

Publikohen pamje pas sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Të hënë pas mesnate, komuna në veri të Mitrovicës është sulmuar me mjet shpërthyes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje pas momentit të sulmit me granatë dore të objektit komunal.

Në Tëitter, Sveçla ka thënë se Serbia mban përgjegjësi për sjellje armiqësore, teksa ka kërkuar që të ndalen sulmet.

Lexo më shumë  Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën

“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka deklaruar Sveçla.

Ndërsa, në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
YouTube player