Sport

Publikohen formacionet e sfidave Napoli – Milan dhe Chelsea – Real Madrid

Napoli-Milan është padyshim përballja më e zjarrtë e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.

Dy skuadrat italiane luajnë një ndeshje të ethshme në “Diego Armando Maradona” për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Te vendasit spikat kthimi i Osimhen nga minuta e parë në fushën e lojës, i rreshtuar në sulm nga Spaleti përkrah Kvaratskhelia dhe Politanos.

Ndërkohë, edhe Pioli vendos Giroud nga starti, me francezin i cili do të luajë në tredhëmbëshin e krijuar me Rafael Leao dhe Brahim Diaz.

Chelsea është nikoqir i Real Madridit për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi 2-0 në të mirë të Los Blancos, ndërsa sonte nga ora 21:00 në Stamford Bridge, pritet të mësohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Chelsea për këtë takim do të jetë pa Ben Chilwell që ka karton të kuq nga takimi i parë, ndërsa Kalidou Koulibaly është i lënduar.

Në anën tjetër, Los Blancos janë vetëm pa Ferland Mendyn, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

ChelseaKepa, Enzo, Silva, Kante, Kovacic, Chalobah, Gallagher, James, Havertz, Cucurella, Fofana.

Real MadridCourtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius Junior Rodrygo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *