Sport

PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, kontakton agjentin shqiptar për mbrojtësin që luan në Itali

Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas zyrtarizimit të Messit, Ramos Donnarumas etj, klubi francez tani është fokusuar te mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly.

Dëmtimi i Sergio Ramos në fakt ka prishur planet e repartit të mbrojtjes dhe tani Pochettino është në kërkim të një profili që do të mbush boshllëkun e lënë bosh nga mbrojtësi spanjoll.

Drejtori sportiv i francezëve, braziliani Leonardo ka kontaktuar agjentin shqiptar Fali Ramadanin për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm në Paris të mbrojtësit të Napolit Kalidou.

Senegalezi kërkon me të gjitha mënyrat të ndërrojë ambient dhe për një shifër nga 50 deri në 60 milionë euro, marrëveshja mund të mbyllet me sukses.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *