Bota

Pse sulmi i Iranit në Izrael mund të dobësojë Rusinë?

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është i keq jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Michelle Grise, studiuese e politikave në RAND, institutin amerikan të mendimit, përshkroi se si konflikti më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Rusi.

Komenti i saj u botua në revistën The National Interest, disa ditë përpara se Irani të sulmonte Izraelin me mbi 300 dronë dhe raketa, shkruan yahoonews.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Megjithëse është argumentuar se Moska përfiton nga kaosi në Lindjen e Mesme duke devijuar vëmendjen nga Ukraina, ajo do të humbasë shumë nëse konflikti përshkallëzohet”, tha Grise.

Ndryshe, Rusia ka vite që luan rolin e një lojtari ushtarak dhe diplomatik në Lindjen e Mesme. Por, megjithatë, zgjerimi i konfliktit nuk do ti konvenonte as asaj.

Gjithashtu, edhe partneriteti i Rusisë me Iranin është thelluar shumë dy vitet e fundit pasi ekonomia ruse u sanksionua nga vendet perëndimore. Tani, Irani është një furnizues i rëndësishëm ushtarak për Rusinë, e sidomos me naftë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

E nëse iranianët përfshihen në luftë, ata nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë të njëjtin nivel mbështetjeje për Rusinë.

“Një konflikt më i gjerë rajonal, veçanërisht nëse përfshin konflikt të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Iranit, do të kufizonte aftësinë e Iranit për të shërbyer si furnizues ushtarak për Rusinë”, shkroi Grise.

Bëhet e ditur se tashmë G7 po shqyrton sanksione shtesë kundër Iranit pas sulmit të tij ndaj Izraelit.

YouTube player