Lajme

Arsyeja pse Shqipëria kërkoi urgjentisht mbledhje të Asamblesë së OKB-së

Pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia , Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën për të diskutuar këto zhvillime.

Asambleja e Përgjithshme, në të cilën marrin pjesë të 193 vendet anëtare të OKB -së , do të mblidhet të hënën  pasdite me kërkesë të Ukrainës dhe Shqipërisë, tha Paulina Kubiak.

Burime diplomatike i thanë se pritet të diskutohet një rezolutë, aktualisht në përgatitje, mbi aneksimet. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të njëjtën çështje të premten e kaluar, Rusia vuri veton ndaj saj, ndërsa Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan. Drafti i asaj rezolute, i hartuar nga Shqipëria dhe SHBA, u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave “të mos e njohin aneksimin e rremë” të katër rajoneve dhe bëri thirrje për tërheqjen “e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar” të forcave ruse nga Ukraina.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Amerikanët kishin paralajmëruar se nëse Rusia vendos veton ndaj saj, ata do të apelojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku secili vend ka një votë pa veto.

Votimi do të japë një pamje më konkrete të izolimit të Rusisë. Disa vende në zhvillim janë të pakëndshme sepse Perëndimi po e përqendron gjithë vëmendjen te Ukraina.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *