KryesoreOpinion/Aktualitet

Pse shkrimtari nobelist, Orhan Pamuk, dëshiron kaq shumë ta njohë Albin Kurtin dhe pse ky ngazëllim ndër njerëz nga takimi i tyre?

Nga Gent Amzai

Pse shkrimtari nobelist, Orhan Pamuk, dëshiron kaq shumë ta njohë Albin Kurtin dhe pse ky ngazëllim ndër njerëz nga takimi i tyre?

Albin Kurti është universitari që u bë drejtues demonstratash dhe i burgosur politik, është inxhinieri, matematicieni dhe fizikanti që u bë kryetar subjekti politik, është studiuesi i thekur i lëmive humane që u bë ligjvënës, është njohësi kritik i artit që u bë opozitar kritikues i degradimit të pushtetit, është shkrimtari i eseve që u bë udhëheqës i protestave masive të popullit, është filozofi që u bë kryeministër.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai mund të ishte secila nga këto me kohë të plotë, por u bë politikan, gjithnjë me dijen, guximin, krijimtarinë, disiplinën dhe horizontin që ia japin këto disiplina të njerëzimit.

Me të drejtë, Orhan Pamuk dëshiron ta takojë Albin Kurtin, sepse ai do të dijë se “si duket nga afër njëri prej nesh, kur bëhet kryeministër i një vendi”.

E në anën tjetër, njerëzit me të drejtë ngazëllehen, sepse ato fotografi të takimit janë të bukura, domethënëse. Aty ndihet përkimi mes shkrimtarit dhe kryeministrit, kur s’na e priste mendja se mund të kishte kësi harmonie.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ideja e të bukurës, të vërtetës, drejtësisë dhe gjithë kategorive të tjera të larta të arsyes, janë ato që e zgjojnë dinjitetin dhe ngazëllejnë shpirtin, njësoj edhe kur dëshmojmë krijimtarinë e artit, edhe kur dëshmojmë krijimtarinë e politikës apo vërtetësinë e shkencës dhe të mirën si kategori politiko-morale. Vetëm për faj të politikanëve batakçinj, kishim menduar se thelbi i politikës ishte bataku, shëmtia, padrejtësia, gënjeshtra dhe korruptimi.

Rruga Press

YouTube player