Opinion/Aktualitet

Pse psikorama ka të drejtë?

Shkruan Ledian Droboniku

Ashtu si kam shkruar e analizuar vazhdimisht prej vitesh:

  1. Brenda këtij modeli nuk ka shpëtim, nuk rriten rrogat pa prodhim.
  2. Populli kërkon me të drejtë mirëqenie, rritje të punësimit e rrogave, por ky model është krijuar pikërisht për të kundërtën.
  3. Mirëqenia e popullit realizohet vetëm nga një ekonomi prodhimi e jo importimi, nga një ekonomi sovraniste e jo liberiste.
  4. Ky model kolinizimi favorizon vetëm oligarkinë vendase dhe lobet globaliste.
  5. Kalimi nga ekonomi importimi drejt një ekonimie prodhimi kërkon medoemos rënien e oligarkisë vendase dhe risovranizimin e Shqipërisë, rimarrjen e bankave dhe nacionalizimin e pasurive kombetare dhe sektoreve strategjikë.
  6. Kasta e di, por populli jo.
    Nën hipnozë strukturale populli ankohet për efektet por injoron shkaqet, kërkon mirëqenie por nuk do që të ndryshojë sistemin.
  7. Por dhe sistemi nuk ndryshohet duke u ngritur në protesta. Kjo nuk mjafton.
    Edhe ai miku ngrihet po pastaj shkrefet. Ndryshimi i sistemit kërkon edhe një #ideologji revolucionare, elitë patriotike e një vend mik.
  8. Prandaj asgjë nuk do ndryshojë. As për bukë nuk do vdisni. Kolonitë mbahen me bukë e ushqime skadente sa të marrin frymë.
  9. Ja pse jo se Rama ka të drejtë, por sepse populli mendon akoma shtrembër.
Lexo më shumë  Nga Henry Ford te Elon Musk, pse industrialistët e mëdhenj tundohen kaq shpesh nga e djathta ekstreme?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *