Pse nuk arrestohen tre prokurorët e SPAK-ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin?
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar paralajmërimin e SPAK lidhur me publikimin e materialeve hetimore nga media.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:
“Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje.
Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!
SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht!
Pyetje:
Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???
P.S. sa për kulturë juridike, Kodi Procedures Penale që i referohen prokurorët nuk vlen për gazetarët, por palët që janë në proces pra prokurorë – avokatë!”, nënvizon Dervishi.
Rruga Press