KryesoreOpinion/Aktualitet

Pse njeriu që mund ta ketë botën, do parkun në Kosovë apo plazhin në Shqipëri?

Nga Gent Amzai

Kur Dua Lipa të vijë në Tiranë gazetarët duhet ta pyesin:

  1. I ka shkuar ndonjëherë, qoftë edhe vetëm një herë, të kërkojë me koncesion 99-vjeçar zona të Hyde Park në Londër, siç do të përvetësojë nga Parku i Gërmisë?
  2. Sa minuta pasi preku dorën e Erion Kërrmës iu deshën që të binte nga niveli i artistes botërore, në nivelit të puthadorit (modeli Gaz Paja) që mendjen e ka si t’ia kepusi nje cop prone shtetit, aty në park apo aty në bregdet?
  3. Pse ndodh që kur je në Londër, t’i me tët’at dhe tët’ëm jeni qytetarë të mirë dhe shqiptarë patriot, kurse kur ktheheni në atdhe doni që atdheu t’ua shpërblejë këtë me koncesion?
  4. Si ka mundësi që një nga njerëzit më të famshëm në botë e që mund ta ketë gjithë botën, përfundon ta dojë ta ketë parkun ne Kosovë sot, apo plazhin e Shqipërisë nesër?
    Gjithë kjo mesele ma kujton historinë e dikujt që shkoi në Amerikë, u bë multimilioner, e kur u kthye në atdhe, u nis për te shtëpia në fshat që t’ia zaptojë përfundimisht ato 2 metra katrorë tokë komshiut, të cilat kishte 30 vjet që i kishte harruar se i pretendonte.
Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *