Lajme

Pse janë kaq të shtrenjtë testet e COVID-19?

Në një botë ideale testet e COVID-19 duhet të ishin falas, dhe shumë shtete nëpër botë i blejnë ato për një fraksion të çmimit këtu tek ne ndaj, kush është arsyeja e vërtetë përse ato po shiten kaq shtrenjtë?

Kostoja e një testi të shpejt antigen është $2 dollarë, sipas Mologic – një prej prodhuesve britanik më të mëdhenj të testeve COVID. Ndërkohë që një laborator në SHBA i shet testet e shpejta për $380 dollarë, në Shqipëri kjo mesatare është nga €30-50 euro, në Gjermani ato blihen për €1 euro ndërsa britanikët i marrin ato falas.

Kush është arsyeja e gjithë kësaj pabarazie, në një kohë kur vende si Koreja e Jugut apo Japonia kanë treguar se duke rritur numrin e testimeve kanë arritur të ulin në mënyrë të konsiderueshme rastet?

Sipas agjencisë mediatike Reuters, javët e fundit, rritja e kërkesës për teste të shpejta anti-COVID nga punëmarrësit në SHBA ka sjellë mungesa të mëdha në furnizime, gjë që ka rritur çmimet edhe më tej – sipas logjikës ekonomike, kur kërkesa është e lart dhe sasia e ulët, çmimet rriten. Por nëse kosto për të prodhuar sasi të mëdha të këtyre testeve është kaq e ulët përse duhet të jetë sasia e tyre e ulët?

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në fakt, problemi nuk qëndron as me koston as me sasinë por me ligjin që i lejon kompanitë ta shesin një produkt për çdo lloj çmimi që ata dëshirojnë.

Një sasi më e madhe do të ndihmonte në uljen e çmimit. Investimi i energjive nga institucionet përkatëse për të arritur këtë do të shërbente që qytetarët të kishin mundësi të testoheshin më shpesh, të ishin më të ndërgjegjshëm dhe të blinin testet në farmaci si në shumë vende të Europës.

Sipas revistës prestigjioze Forbes, duhen bërë 3 gjëra për të mos i lejuar kompanitë e mëdha të përfitojnë në kurriz të njerëzve të thjeshtë.

  • Së pari, qeveritë në të gjithë botën duhet të bien dakord që të sigurojnë këto teste me një çmim të përballueshëm për çdo nivel qytetari. Kjo do të kërkojë koordinim dhe përdorim të përbashkët të mjeteve mjekësore përtej kufijve.
  • Së dyti, parlamenti duhet të rregullojë me ligj koston e këtyre testeve të shpejta në mënyrë që qëllimi i përbashkët të jetë arritja tek një çmim që kushdo mund ta përballojë, pasi kjo do të ulte numrin e vdekjeve në mënyrë të konsiderueshme.
  • Së treti, duhet të gjithë të kuptojmë se bërja e testeve PCR të përballueshme për këdo, nuk është vetëm thjeshtësisht e arritshme, por është edhe gjëja e duhur për t’u bërë.
Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Në mënyrë që të shpëtojmë jetë, të kontrollojmë pandeminë dhe të kthejmë ekonominë botërore në punë, duhet ta shohim shpërndarjen e virusit në tërësinë e tij.

Në të kundërt, të gjithë do t’i vuajmë pasojat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *