Opinion/Aktualitet

Pse duhet thënë e vërteta?

Nga Enver Dugolli


Mbase ditët si dje, pardje… sot e nesër… do duhej të ishin rutinë e zakonshme, mirëpo plagët e së kaluarës janë ende të freskëta dhe rrjedhimisht ne shqiptarëve na dëshmojnë të kundërtën.
Ndoshta nuk ka familje në Kosovë që në një mënyrë apo tjetrën nuk është prekur nga lufta dhe tmerret e gjenocidit të Serbisë.
Dhe kur kujtojmë të kaluaren tonë të dhimbshme, mbase në sytë e dikujt mund të dukemi të frustruar, pa ndjenja e deri jo normal…
Dje postova një foto në përkujtim të vrasjes me torturë të Cen Dugollit dhe për të qenë i sinqertë edhe mua më tronditi shumë ajo foto.
Mora edhe disa mesazh private dhe miqësisht më kërkonin që mos të publikoja foto e materiale të ngjashme sepse janë tronditëse…
Prandaj të gjithëve po u them, PO, është tronditëse kur rreth trupit të vdekur e të dërmuar të Cenit sheh fëmijët, nënën e bashkëshorten e tij, por pse duhen shfaqur këto foto e materiale të ngjashme, dhe jo vetëm për Cenin?

  1. Kjo është e vërteta dhe çmimi që paguam për liri.
  2. Serbia ishte agresori ndërsa shqiptarët janë viktima.
  3. Liria pa drejtësi është e mangët, prandaj çdo kund dhe çdo ditë duhet të kërkojmë atë.
  4. Kriminelët në Serbi shëtisin të lirë ndërsa neve na kërkohet që mos të flasim për të kaluarën.
  5. Krimet e Serbisë ishin tronditëse, edhe sot janë po aq tronditëse, pse duhet t’i harrojmë?
Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Prandaj, të gjithë ata/ato që tronditen nga shfaqja e fotove dhe materialeve të tilla, u them se ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i tronditisim të gjithë ata/ato që ende nuk e kanë ndjerë, apo e kanë harruar këtë tronditje.
Nëse ne nuk e flasim dhe dëshmojmë të vërtetën, askush nuk do ta dëshmon dhe kërkon për ne.

————————————————————–

Postimi i djeshëm në Facebook nga Enver Dugolli, bashkë me fotot e trupit të pajetë të dëshmorit Cen Dugolli:

17 gusht 1998
Dy fotot e para që të dërmojnë shpirtin, janë shkrepur para 23 viteve. Trupi i pajetë i dëshmorit Cen Dugolli i mbytur me torturë dhe fëmijët e tij; Tafili, Liridona, Taulanti dhe Leunora të cilët ende nuk po kuptonin pse kishin mbet pa baba, ndërsa nëna e Cenit Mihrija dhe bashkëshortja Sanija, po shikonin për herë të fundit më të shtrenjtin e tyre.

17 gusht 2021
Tafili e Leunora u priten me ngrohtësi nga Kryeministri Albin Kurti dhe Gjeneralja e FSK-së Irfete Spahiu për t’u treguar se në themelet e shtetit të Kosovës qëndron dhe nuk do zbehet kurrë sakrifica e Cenit dhe dëshmorëve tjerë të kombit.

Edhe pas 23 viteve, askush nuk u gjykua për vrasjen e Cenit, ndonëse ai ishte i arrestuar dhe vdiq në duart e shtetit kriminal e gjenocidar serb.
Përveç lirisë, e domosdoshme është drejtësia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *