KryesoreLajme

Pse disa lagjeve dhe qytezave në Kosovë u mungon energjia elektrike

Shkruan Ali Mehmeti

Me pak rreshta, pse disa lagjeve dhe qytezave ju mungon energjia elektrike:

Sepse sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike është privatizuar për 26 milion euro me obligim të blerësit të investoj 300 milion euro gjatë 15 vjetëve, pa e precizuar shpërndarjen e këtyre investimeve gjatë viteve. Pra, sipas kontratës, pronari mund ti investoj të gjitha 300 milionë eurot në vitin e 15-të!

Këto 300 milionë euro është dashur të investohen kryesisht në rrjetin e shpërndarjes, që nënkupton linjat e vjetruara apo/edhe të dëmtuara, dhe sidomos në trafostacionet dhe transformatorët. Në mungesë të këtyre investimeve dhe me ndërtime të shumta, me zgjerimin e lagjeve dhe qyteteve, është shtuar nevoja për energji kurse transformatorët që janë dimensionuar para shumë viteve kanë kapacitet të caktuar i cili nuk mund të përballon kërkesat e reja. Mbingarkesa e tyre përfundon me zjarr. Prandaj duhet të shkyçen. Me fjalë tjera, nuk mungon energjia elektrike por rrjeti i adaptuar nevojave të reja.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Një mik e kontestoj këtë rritje të konsumit duke shtruar pyetje: si ka mundësi që është rritur konsumi kur numri i banorëve është zvogëluar? Përgjigja është thjesht. Mjafton të shikohen rezultatet e regjistrimit të fundit. Si pasojë e ndryshimeve demografike dhe sociale, numri i banorëve është zvogëluar, por numri i familjeve është rritur për 23%. Nga 297 mijë në vitin 2011 në 366 mijë në vitin 2024. Kurse, askush nuk ngrohet individualisht, por ngrohen ambientet familjare. Pra, hapësirat për ngrohje janë rritur siç po rritet edhe numri i familjeve. Mund të duket paradoksale, rritja e numrit të familjeve dhe ulja e numrit të banorëve. Por edhe për këtë “paradoks” përgjigja është te regjistrimi i fundit. Në vitin 2011 një familje mesatare ka pasur 5,9 anëtarë, kurse në vitin 2024 një familje mesatare ka 4,33 anëtarë, respektivisht është zvogëluar për 26%.

Lexo më shumë  Bastiset një objekt në Mitrovicë të Veriut, aty zhvillonte aktivitet një institucion paralel i Serbisë

Mos të flasim pastaj edhe për rritje të konsumit nga industria.

YouTube player