Pse ambasadat nuk reagojshin kur Thaçi i thirrte natën në telefon gjykatësit e kushtetueses, tuj i kërcënu për me pranu dhomat e specializueme në Hagë?
Shkruan Frashër Oseku, veteran i luftës
Ambasada amerikane kërkon të shitet gjoja si kampione e kushtetueses. Por ne të tanë e kuptojmë se Kurti dhe VV i kanë irritu me fushatën e vet për vendosje të sovranitetit të plotë shtetnor në tanë vendin, pa e pyetë askënd: si me qenë qeveria e Kosovës. Si me qenë të zotët e shpisë.
Pazari me Serbinë ka qenë ndryshe, dihet kjo. Kurti dhe VV e prishën atë pazar. E ashtu si e shfrytëzoi Kurti Banjskën për me ua pshurrë pazaret e vjetra amerikanëve, tash ata po e shfrytëzojnë kushtetuesen për me ia vu ndërskamcën Kurtit.
Përndryshe, në rendin demokratik, gjykata kushtetuese nuk është si kalifi islam a si papa i Romës, që s’ban me u diskutu. Ja psh si debati për kushtetuesen në Amerikë. Gjykata kushtetuese jo vetëm që ban, po duhet patjetër, me u debatu e me u kritiku lirshëm që ç’ke me të, si çdo institucion tjetër i shtetit. Ndryshe quhet diktaturë.
Pse ambasadat nuk reagojshin kur Thaçi i thirrte natën në telefon gjykatësit e kushtetueses, tuj i kërcënu për me pranu dhomat e specializueme në Hagë? E paskan gjetë me reagu tash që bahet debat publik!
Jo me bacën, shqiptarët bar nuk hanë. Fshat që shihet, ma. Edhe ambasadorja Prattipati e di që ne e dimë: edhe ne e dimë që ajo e di që ne e dimë. Kur e dinë edhe puçistat wanabe të opozitës, që s’shohin ma larg se hunda e vet, kush ngel ma pa e ditë?
Kështu që, ma mirë me luejtë me kartat hapë. Zonja Prattipati, në këtë vend kritikojmë kushtetuesen sa herë të na thotë mendja, ditë e për drekë: pse jemi demokraci. Por kjo qeveri s’i kërcënon gjindjen natën.
Nëse keni problem me mënyrën si trajton qeveria minoritetin serb, ishit dashtë me qenë këtu në vitet 1990. Me pa qysh na ka trajtu asokohe ai minoritet neve shumicën. Amanet zgjidhni problemet me këtë qeveri, se ata dështakët që keni mbledhë s’të bajnë punë. Ramushi haraçli. Krasniqi islamist. Abdixhiku manekin, s’i la shenjë politika. Ti mundesh me rrahë ujë në tavan me ta deri të premten e kuqe, por kur s’ua kanë pa hajrin as partitë e veta, s’ua sheh as ti.
Rruga Press

