Pse Albin Kurti është njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur ?
Autor: Lirim Gashi
Nëse Albin Kurti do të ishte kryeministër i Kosovës gjatë mandatit të Bill Clinton dhe George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë, ju betohem në flamurin tonë të shenjtë me shqiponjën dykrenore se ata do ta shpallnin atë si figurën politike të shekullit, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, dhe do ta trajtonin si bashkëpunëtorin e tyre më të besueshëm, pa konkurrencë.
Ne qytetarët e Kosovës, në fakt, ende nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet që Albin Kurti është kundërpeshë e banditëve të krimit politik, liderëve të trafikut të drogës dhe urdhëruesve të vrasjeve politike, të cilët janë presidentë shtetesh, kryeministra qeverish apo deputetë në parlamentet e atyre vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës që i shërbejnë interesave të Rusisë gjenocidale.
Më duket se ne si shoqëri, ende nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet që kryeministri i Kosovës është një njeri jashtëzakonisht i arsimuar, i edukuar, i pjekur, i ndershëm, i besueshëm dhe i drejtë, i cili me pasion, vullnet dhe angazhim maksimal i shërben interesave të popullit dhe shtetit të tij, pa pasur asnjëherë ambicie të pista ndaj popujve dhe shteteve fqinjë.
Albin Kurti është një lider që ka parandaluar çdo rrezik nga Serbia gjenocidale, duke mbrojtur dinjitetin e Kosovës, Ballkanit Perëndimor, Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me guxim të jashtëzakonshëm dhe angazhim të palodhur për lirinë, socialdemokracinë dhe drejtësinë, ai ka udhëhequr shtetin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur. Qëndrimi i tij i paluhatshëm për ruajtjen e sovranitetit dhe kundërshtimi i presioneve të padrejta ndërkombëtare janë shembuj të një lideri që nuk është i gatshëm të bëjë kompromise me interesat e Kosovës.
Kurti ka arritur të ngrejë vetëdijen dhe ta bashkojë një popull që ka vuajtur shumë, duke u bërë simbol i shpresës së tij të zhgënjyer, pasi ka kaluar nëpër periudha jashtëzakonisht të vështira jetësore.
Ai nuk është vetëm një politikan i zoti, por mbi të gjitha një njeri me frymën e vërtetë të liderit—një lider që vjen nga populli dhe që punon për popullin.
Përkushtimi i tij për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve sociale dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur për një Kosovë më të fortë dhe më të respektuar në arenën ndërkombëtare.
Kurti është një lider që nuk friksohet ta thotë të vërtetën, edhe kur ajo është e dhimbshme.
Dhe këtë e bën me nder të plotë, duke ia bërë të qartë çdo bashkëbiseduesi se Kosova nuk është një instrument për lojëra politike, por një shtet i pavarur dhe dinjitoz.
Albin Kurti është padyshim një shembull i liderit që do të mbetet përherë i paharruar në historinë e Kosovës.
Rruga Press