Bota

Provokon Putin: Ne mund të furnizojmë me armë për të sulmuar vendet e NATO-s

“Ne mund të furnizojmë me raketa që godasin vendet e NATO-s në përgjigje të sulmeve me armë perëndimore kundër Rusisë. Dorëzimi i armëve perëndimore në Ukrainë është një hap shumë i rrezikshëm”.

Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë për ANSA dhe disa nga agjencitë kryesore ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Vendet e NATO-s duhet të jenë të gatshme “ta paguajnë çmimin” për paqe

Ai nënvizoi se megjithatë se është “çmenduri” të mendosh se Moska dëshiron të sulmojë NATO-n: “Kush e shpiku këtë? Është një marrëzi, marrëzi!”.

Më pas ai saktësoi se në Itali nuk ka rusofobi. “Ne shohim që pozicioni i Italisë (ndaj Rusisë) është më i përmbajtur se vendet e tjera evropiane dhe këtë e kemi parasysh”.

Mes të tjerash Putin paralajmëroi se nuk ka asnjë dezinformim rus për zgjedhjet amerikane dhe se Moska nuk i jep rëndësi se kush do të fitojë zgjedhjet në SHBA. Po ashtu Putin ngriti sërish në fokus fuqinë e shtetit të tij për armë bërthamore. “Të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin tonë”, theksoi ai.

Lexo më shumë  HARTA/ Si po përpiqen forcat ukrainase të sulmojnë në mes të kundërsulmit rus

Rruga Press

YouTube player