Provimi për pranimin në universitet, studentët në auditorë me veshje kirurgjikale
Qindra studentë kinezë janë paraqitur me veshje kirurgjikale në provimin e pranimit në universitetin e Ningbo, në provincën e Zhejiang.
Duket se autoritetet e kishin vendosur si rregull që studentët të paraqiteshin me këtë veshje për mbrojtjen vetjake, që zakonisht përdoret nga mjekët në sallat e operacionit.
Në javët e fundit, ishte pikërisht provinca e Zhejiang, aty ku ndodhet dhe porti industrial i Ningbo-Zhoushan, e cila rezultoi më e goditura nga variant i ri Omicron.
Rruga Press