BallinaLajme

Protestuesit thyejnë edhe xhamat e selisë së PS

Zemërimi i qytetarëve për vrasjen e Klodian Rashës nga policia është zbrazur edhe mbi selinë e partisë që ka sot gjithë pushtetet në vend.

Xhamat e PS janë thyer nga qytetarët gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Ndërkohë më pas shkuan dhjetra forca policie duke rrethuar zonën ku ndodhet selia e PS.

Të rinjtë janë rikthyer edhe njëherë, duke goditur me gurë zyrat e selisë ku Rama drejton forcën politike të Rilindjes. Dy drejtues të PS si dhe një deputete janë larguar me vrap nga selia, sapo xhamat janë thyer.

YouTube player