Protestuesit serbë bllokojnë një automjet të Policisë së Kosovës në Zveçan
Një automjet i Policisë së Kosovës sapo është bllokuar nga protestuesit në Zveçan.
Automjeti në të cilin ndodhen tre policë, gjatë patrullimit afër ndërtesës së komunës, sapo është vërejtur nga protestuesit të njëjtit i kanë dalë nga ana tjetër dhe e kanë bllokuar
Aktualisht tre policët janë duke qëndruar në automjet dhe nuk janë duke ndërmarrë ndonjë veprim.
Ndërsa me të kuptuar situatën, numri i atyre që e kanë bllokuar automjetin po rritet. /KosovaPress/
Rruga Press