Protestuesit nisen tek Drejtoria e Policisë: Do e shkatërrojmë
Protestuesit janë nisur për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Me thirrjet “ejani, do ikim ta shkatërrojmë”, ata kanë marrë rrguën dhe nga sheshi “Skënderbej” janë nisur në Drejtorinë e Policisë.
Nuk dihet se si mund të përfundojë situata të Drejtoria e Policisë. Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë.