Bota

Protestuesit mblidhen në fundjavën e tretë rradhazi të protestave në Melburn

7News shkruan se protestat po mbahen kundër vaksinimit të detyrueshëm si dhe ndaj ligjeve të propozuara për pandeminë nga shteti i Victorias.

Protesta të mëdha po mbahen në Melburn të Australisë. 7News shkruan se protestat po mbahen kundër vaksinimit të detyrueshëm si dhe ndaj ligjeve të propozuara për pandeminë nga shteti i Victorias. Protestuesit kanë marshuar drejt Shtëpisë së Parlamentit, duke mbajtur në duar tabela me shkrimet “të shkarkohet Dan (Andrews)”. Gjithashtu në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti federal Craig Kelly.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

“Kënaqësi të takoj sa më shumë nga 20,000+ anëtarët dhe mbështetësit tanë të UAP-së Victorian gjatë gjithë ditës sime në Melburn. Unë qëndroj me të gjithë ata që mbrojnë Lirinë,” tha ai.

Ndërkohë që protestues të tjerë aknë deklaruar se kjo protestë është vetëm fillimi i një revolucioni popullor.

“Ky është vetëm fillimi, ky është fillimi i revolucionit popullor. Ne jemi kundërrevolucioni dhe do të vazhdojmë të marshojmë”, tha ai.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Protestuesit po marshojnë kundër projektligjit të diskutueshëm të Shëndetit Publik dhe Mirëqenies (Menaxhimi i Pandemisë) 2021. Ligjet do t’i jepnin kryeministrit të shtetit fuqinë për të shpallur një pandemi dhe për të zgjatur kushtet e emergjencës për tre muaj në të njëjtën kohë, për aq kohë sa konsiderohet e nevojshme.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *