Protestuesit i vënë zjarrin Parlamentit të Vjetër në Australi
AUSTRALI- Protestuesit australianë i kanë vënë zjarrin Parlamentit të vjetër. Mediat e huaja raportojnë se situata po përkeqësohet, edhe pse ka dy javë që protestat vazhdojnë nën kauzën ” lëvizja e lirisë”. Protestuesit kanë nisur një demonstratë kundra vaksinimit të detyrueshëm, për sovranitetin e aborigjenëve dhe popullatës autoktone australiane.
Pesë ekipe zjarrfikëse dhe rreth 50 oficerë policie u thirrën në ndërtesën historike mëngjesin e së enjtes pasi dyert u përfshinë nga flakët. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë. Disa nga protestuesit e kishin identifikuar veten si pjesë e grupeve anti-qeveritare dhe “qytetarëve sovranë”, thanë autoritetet.
Ministri australian Ken Wyatt e dënoi zjarrin si një “akt të mjerueshëm” dhe tha se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Rruga Press