BallinaLajme

Protestuesit i kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë, Rama shfaqet krah Ardi Veliu

Ndërkohë që para ambienteve të Ministrisë së Brendshme është thirrur që të mbahet një protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës, kryeministri Rama ka vendosur që të takojë efektivët e plagosur.

Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë në QSUT tek efektivët e plagosur nga protestat e dy ditëve më parë, ndërkohë që është shfaqur krah drejtorit të Policisë Ardi Veliut.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Rama tha se efektivi tashmë do të përballet me drejtësinë, dhe se ai e pranoi dhe nuk u përpoq që të bënte asnjë përpjekje për të bërë alibi.

“Nuk është në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me demokracinë me lirinë, dhe nuk ka asnjë lidhje që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare. Nuk ka asnjë lidhje, çfarë drejtësie kërkojnë këto, me hunj, drejtësinë e halabakërisë, dhe të dhunës. Drejtësinë e bën drejtësia dhe efektivi ishte sot para. E patë dhe e degjuat dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të bërë alibi. Do të dënohet sipas ligjit kjo është drejtësia, morali është ai i Ministrit të Brendshëm.“- tha Rama.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes
YouTube player