Lajme

Protestuesit e Rrjollit para Kuvendit të Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë të na grabiten tokat

Banorët e Rrjollit kanë kërkuar që të mos u grabitet prona e tyre.

Në një protestë të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ata janë shprehur se toka e tyre është pasuria e tyre e vetme dhe se nuk mund të lejojnë që t’ua vjedhin.

Ata kanë akuzuar se të gjitha projektet bëhen pa asnjë transparencë dhe se “grabiten për ditën me diell’.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

“Janë të gjitha të firmosura nga një figurë, Belinda Ballukut. Hajdutë janë të gjithë ata që kanë firmosur këtë VKM. Dhe e  para që e merr SPAK në listë është Belinda Balluku. Dua t’i kujtoj sot kryeministrit, të gjithë atyre që folën për progres-raportin, ne këtu jemi për të dëshmuar se në rastet tona nuk ka drejtësi. Është kapitulli për mbrojtjen e natyrës, dhe ne jemi dëshmitarë që nuk janë  mbrojtur”, u shpreh një qytetare.

Lexo më shumë  Radio Evropa e Lirë: BE-ja nuk bën kompromis për çështjen “Balluku”!

Rruga Press

YouTube player