Protestuesi: Kam ardhur nga Durrësi me karrocë me rrota, o të paturp që rrini kafeneve
Protestuesi i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të dalë në shesh para tyre, duke e konsideruar të pafytyrë.
Një protestues ka marrë mikrofonin dhe ka treguar mes mijëra qytetarëve se ka ardhur nga Durrësi me karrige me rrota e se problem fizik që ka nuk e pengon ë jetë në shesh. Ai i ka konsideruar të paturp të tjerët që rrinë kafeneve dhe nuk dalin të protestojnë. Protestuesi i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të dalë në shesh para tyre, duke e konsideruar të pafytyrë.
“Përshëndetje të gjithëve, ju përshëndes edhe ju që jeni aty në kafe dhe nuk ju vjen turp e nuk lëvizni. Ju përshëndes edhe ju që jeni bërë militante? Ku jeni o të paturp? Pse nuk jeni këtu për të protestuar për të drejtën tuaj? Nuk i shikoni çmimet në çfarë niveli kanë arritur. Ky është sharlatani që nuk ka marrë masa dhe ka përzënë 500 mijë qytetarë, ku je o kryeministër i pafytyrë që nuk del, që lëshon za nëpër media për të mashtruar shqiptarët. Unë kam ardhur nga Durrësi me karrocë për të protestuar. Pavarësisht problemit fizik që kam, kam edhe problem të tjera shëndetësore, pork jo nuk më ndalon që të jem këtu. E di që nuk ka zë, shoqëria është në depression, e kanë munduar hallet,”- thotë ndër të tjera.
Rruga Press